Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt e portaleve, 13 qershor 2023

Titujt kryesorë të portaleve në vend

13 Qershor 2023, 08:27 Nga m.s

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt e portaleve, 13 qershor 2023

TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të portaleve në vend. "Dosja" e hap me një lajm nga bota, ku për herë të parë që kur u shpëtuan nga xhungla kolumbiane pas 40 ditësh, katër fëmijë indigjenë janë fotografuar në spital, duke u shëruar. 

“Panorama” ka këmbimin valutor, dhe se çfarë po ndodh me monedhat. Ndërsa “Syri” është ndalur në shitjen e apartamenteve për projektin e Durrës Yacht Marina. 

"BalkanWeb" shkruan për zgjedhjet për kreun e ri të PD në 29 korrik, dhe se kush është kandidati i parë që konfirmon futjen në garë. “Shqiptarja.com” ka një shkrim ku presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në vend. 

Ndërsa “Lapsi” ka publikuar një rast të rëndë të sulmit seksual ndaj një të miture, që ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. 

portalet shqiperi

Sondazh

Poll