Aktualitet

Sulmet kibernetike, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Rama i pranishëm

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.

13 Qershor 2023, 08:47 Nga A.B
Sulmet kibernetike, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Rama i
Mbledhja

TIRANË- Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”-thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit e presidencës.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita NIKOLLA
2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë,  Edi RAMA
3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU
4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA
6. Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA
7. Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI
8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI
9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO
10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Muhamet RRUMBULLAKU
12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ
2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA
3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ

keshillimi i sigurimit kombetar

Sondazh

Poll