Aktualitet

Nga Alfred Peza te Helidon Haliti, kush janë 4 kandidatë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

6 kandidatët që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e RTSH-së janë Alfred Peza, Engjëllush Musai, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti, Laureta Roshi dhe Viron Roboçi.

12 Qershor 2023, 21:00 Nga I.A
Nga Alfred Peza te Helidon Haliti, kush janë 4 kandidatë në
RTSH

TIRANË- Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka marrë nën shqyrtim dosjet e 6 kandidatëve, të cilët kanë shprehur interes për të drejtuar median publike. Në mbledhjen e sotme te RTSH-ja kanë qënë të pranishëm 9 nga 10 anëtarët e këshillit. 6 kandidatët që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e RTSH-së janë Alfred Peza, Engjëllush Musai, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti, Laureta Roshi dhe Viron Roboçi.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, anëtarët e Këshillit Drejtues votuan në mënyrë të fshehtë lidhur me vlerësimin për dosjen e secilit kandidat. Komisioni i votimit përbëhej nga 3 anëtarë, Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ëngjëll Ndocaj të cilët lexuan edhe rezultatet e votimit. Ndërsa pas vlerësimit të dosjes në fazën e mëtejshme të konkurrimit mbetën vetëm 4 kandidatë që janë Alfred Peza, Enrik Mehmet, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e nesërme ku pasi të dëgjohen platformat e kandidatëve të kualifikuar për garën më pas do të kryhet votimi i fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së. Gara për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së u hap në 31 maj, dhe afati i lënë për personat që të paraqisnin aplikimet e tyre ishte 10 ditë. Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti, pasi më pas u emërua në postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

rtsh alfred peza engjëllush musai enrik mehmeti helidon haliti laureta roshi viron roboçi

Sondazh

Poll