Aktualitet

'Matura Shtetërore 2023'/ Sot provimi i tretë, nxënësit testohen në Matematikë

Janë 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 testin, që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

13 Qershor 2023, 08:51 Nga A.B
'Matura Shtetërore 2023'/ Sot provimi i tretë,
Testim

TIRANË- Dita e sotme është shumë e rëndësishme për maturantët në të gjithë vendin. Ata do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Janë 30 mijë maturantë do të japin sot në orën 10:00 testin, që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Gjimnazistëve u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshkruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë./Dosja.al

matura 2023

Sondazh

Poll