Aktualitet

Ashensori zë poshtë punëtorët e pallatit në ndërtim, dërgohen në spitalin e Traumës

Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

12 Qershor 2023, 19:17 Nga I.A
Ashensori zë poshtë punëtorët e pallatit në
Ambulance

KRUJË- Dy punëtor janë plagosur ditën e sotme në Krujë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë. Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

Të dy ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak Më datë 12.06.2023, në lagjen "Zim Zeneli", në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.

rrezohet ashensori ne kruje

Sondazh

Poll