Politike

Vazhdon përplasja me mbështetësit e Bashës, Bardhi: Një grup po merr kompetencat e sekretarit të përgjithshëm

Një prej tyre është zgjatja e mandatit të krerëve të degëve dhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar, Bardhi tha se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

12 Qershor 2023, 15:21 Nga k.m.
Vazhdon përplasja me mbështetësit e Bashës, Bardhi: Një
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur sërish në distancë me anëtarët e kryesisë së PD, të cilët pas vendimit për të hapur garën për kreun e ri të PD-së, duke se kanë nisur të zhvillojnë edhe zgjedhje të reja. Një prej tyre është zgjatja e mandatit të krerëve të degëve dhe plotësimin e vakancave me krerët e degëve. Pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar, Bardhi tha se ky grup anëtarësh të kryesië kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin e Partisë Demokratike. Nuk do jap detaje të zbatimit të Statutit, por do përsëris se nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi statutore sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup ka vendosur të ushtrojë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet dhe miratohet nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë,”- u shpreh Bardhi.

Po ashtu, tha Bardhi u shpreh ka zbatuar vendimin e Kryesisë për të hapur garën për zgjedhjet e kreut të PD më 29 korrik.

“Kam zbatuar vendimin e Kryesisë sapo jam njohur e kam ndjekur detyrimin statutor për dokumentimin dhe protokollimin e atij vendimi. Unë respektoj cdo detyrim statutor. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por brenda fushave të kompetencave të cdo institucioni statutor. I vetmi set që na mban është statuti i PD. Jam për të ofruar zgjidhje. Nëse një parti politike s’ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë s’mund të organizojë asnjë proces zgjedhor,”-e mbylli ai prononcimin para gazetarëve.

gazment bardhi

Sondazh

Poll