Politike

Zgjedhjet lokale, Maliqi në KAS: Kemi të bëjmë me krim elektoral, shpresoj të tregoni që jeni të paanshëm

Gjatë seancës së sotme, Maliqi u shpreh se në zgjedhjet lokale ka pasur disa shkelje.

12 Qershor 2023, 15:03 Nga I.A
Zgjedhjet lokale, Maliqi në KAS: Kemi të bëjmë me krim
KAS

TIRANË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' në Kuçovë Lefter Maliqi ka kërkuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve që të bëjnë punën e tyre dhe të provojnë krimin elektoral në Kuçovë. Gjatë seancës së sotme, Maliqi u shpreh se në zgjedhjet lokale ka pasur disa shkelje. Po ashtu ai u kërkoi që të tregojnë paanshmërinë e tyre, duke faktuar çdo shkelje. 

“Kemi të bëjmë me krim shtetëror dhe elektoral. Kemi votime me qindra në grup, kemi votime të asaj që është thënë në media që marrin fletën e votimit në xhep. Kemi një sërë shkeljesh të papara në histori. Me durim e qetësi, aty cfarë nuk është bërë dhe shpresoj që cdo gjë të provohet bashkë me paanshmërinë tuaj”, tha Maliqi.

lefter maliqi kas

Sondazh

Poll