Bota

Nga Milano, trupi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi zhvendoset në shtëpinë e tij në Arcore

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

12 Qershor 2023, 12:13 Nga a.l
Nga Milano, trupi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi zhvendoset në
Silvio Berlusconi

ITALI- Trupi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaele në Milano do të zhvendoset në shtëpinë e tij, në Villa San Martino në Arcore, shkruajnë mediat italiane. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdekja e ish-kryeministrit italiane Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll