Aktualitet

Akuza për Bllakon u ashpërsua! DEBATE mes avokatit të ish-zyrtarit dhe prokurorëve: S'mund të bëhet rikualifikim

Akuzat nuk u ashpërsuan vetëm për Bllakon, por edhe për Klodian Zoton dhe Arben Dervishajn.

12 Qershor 2023, 12:08 Nga A.B
Akuza për Bllakon u ashpërsua! DEBATE mes avokatit të
Alqi Bllako

TIRANË- Pretenca e SPAK për të akuzuar lidhur me incenaretorin e Fierit, nuk kaloi pa debate të ashpra. Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se pasi SPAK ashpërsoi akuzën ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllakos, avokatët e këtij të fundit nuk ranë dakord, duke kundërshtuar. 

'Nuk mund të bëhet rikualifikim i veprës penale në sallën e gjyqit'- kanë thënë avokatët në seancë. 

Akuzat nuk u ashpërsuan vetëm për Bllakon, por edhe për Klodian Zoton dhe Arben Dervishajn. Zoto ka akuzat e korrupsionit, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijim të skemave mashtruese. 

SPAK kërkoi për Alqi Bllakon 7 vite burg, e po ashtu ka vendosur të ashpërsojë akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”./Dosja.al

alqi bllako inceneratori i fierit

Sondazh

Poll