Aktualitet

Mashtrimi 600 mijë euro! Mbetet në burg Milena Deraj, 30-vjeçarja dorëzon aktin noterial: Kam borxh ndaj familjes Ferracaku

Milena Deraj u mori Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar shoqen duke i marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

12 Qershor 2023, 09:36 Nga A.B
Mashtrimi 600 mijë euro! Mbetet në burg Milena Deraj,
Milena Deraj

TIRANË- Lihet në fuqi masa 'arrest me burg' për Milena Deraj, të akuzuar për mashtrim. Ishte Gjykata e Apelit ajo që mori këtë vendim për të lënë në burg Derajn. Kjo e fundit ka dorëzuar një deklaratë noteriali ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku.

Milena Deraj u mori Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar shoqen duke i marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Më pas, Policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave./Dosja.al

milena deraj

Sondazh

Poll