Aktualitet

SPAK ashpërsoi akuzën ndaj Bllakos, avokati: Të bjerë akuza për korrupsion! S’ka fakte

Avokati theksoi se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë si dhe shtoi se SPAK po vepron kundër kodit duke dëmtuar interesat e qytetarëve.

12 Qershor 2023, 12:04 Nga A.B
SPAK ashpërsoi akuzën ndaj Bllakos, avokati: Të bjerë akuza

TIRANË- Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj deklaroi për mediat se akuza për korrupsion nuk është e bazuar në fakte, ndaj sipas tij duhet të rrëzohet. Pas përfundimit të seancës në SPAK, aty ku u dha pretenca e ku u rëndua akuzat për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, avokati theksoi se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë si dhe shtoi se SPAK po vepron kundër kodit duke dëmtuar interesat e qytetarëve.

“Ne gjithmonë e kemi deklaruar dhe para gjykatës se akuzat kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara për aktet penale, por kanë qenë dyshime. Ne i qëndrojmë të njëjtës gjë, si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë qëndrim të thjeshtë. Për sa kohë prokuroria i qëndron të njëjtës akuzë, duhet të pushojë çështjen. Pra është vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës. Ky është një qëndrim joligjor, jo në përputhje me kodin, por është jokushtetues. SPAK, vepron jo në përputhje me kodin e procedurës penale, por dëmton interesat e qytetarëve.”, tha ai.

SPAK kërkoi për Alqi Bllakon 7 vite burg, e po ashtu ka vendosur të ashpërsojë akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”

alqi bllako inceneratori i fierit sokol hazizaj

Sondazh

Poll