Aktualitet

12 ditë ngarkesë! Paralajmërohen vonesa dhe anulime fluturimesh në Rinas, shkak bëhet 'Defender 23'

Autoriteti i Aviacionit Civil deklaron se vonesat priten nga datat 12, pra dita e sotme, deri në datën 23 Qershor.

12 Qershor 2023, 09:56 Nga A.B
12 ditë ngarkesë! Paralajmërohen vonesa dhe anulime fluturimesh
Rinas

TIRANË- Trafiku ajror në vendin tonë pritet të jetë i ngarkuar për 12 ditë. Shkak për këtë është bërë stërvitja 'Defender 23', që po zhvillohet prej gati dy javësh në vendin tonë.

Në një njoftim për mediat Autoriteti i Aviacionit Civil deklaron se vonesat priten nga datat 12, pra dita e sotme, deri në datën 23 Qershor. 

NJOFTIMI:

Nga data 12 - 23 Qershor 2023 do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s. Duke përfshirë 25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh. Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA) , po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti.

autoriteti i aviacionit civil

Sondazh

Poll