12 Qershor 2023, 09:49
Nga m.s
euro te sekuestruara
BLLATË- Dy shtetas (bashkëshortë) janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin fshehur në automjet 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit. Policia ka kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm automjetin tip "Audi Q7", me drejtues shtetasin E.P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), policia gjeti shumën e 25 070 paund.
Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30-vjeç, dhe B.S., 30-vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Njoftimi nga policia
PKK Bllatë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Fshehën në automjet, 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohen penalisht dy shtetas (bashkëshortë).
Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore Bllatë, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Audi Q7", me drejtues shtetasin E.P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), shërbimet e Policisë gjetën shumën e 25 070 paund, të padeklaruara, konform ligjeve në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
pika kufitare e bllatës paund të padeklaruara
Aktualitet
12 Qershor 2023, 09:36
A.B
Milena Deraj
TIRANË- Lihet në fuqi masa 'arrest me burg' për Milena Deraj, të akuzuar për mashtrim. Ishte Gjykata e Apelit ajo q&e...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 08:54
m.s
faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve me të cilën e kanë ha...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 08:54
A.B
Arrestim
POGRADEC- Arrestohet Enis Shaho nga Policia. 22-vjeçari, i njohur për policinë u vu në pranga këtë radhë pasi...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 08:18
A.B
Makina
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur rreth orës 04:10 në fshatin Ngurrëz. Automjeti me drejtues personin me inicialet A. Sh., 32 vje...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 08:06
A.B
TIRANË- Sot, më 12 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lekë dhe shitet me 100.5 lekë. Euro blihet me 106 lekë dhe shitet 10...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 07:43
A.B
Burg
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për tre persona, pasi akuzohen për veprën penale ‘Mashtrim’. Këta per...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 07:39
A.B
Aksident
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Një au...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 07:34
A.B
Reshje shiu
TIRANË- Java nis me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 07:32
Foto ilustruese
TIRANË- Ata që zgjohen shumë herët në mëngjes - dhe janë mirënjohës për kët&eum...
Aktualitet
12 Qershor 2023, 07:31
A.B
Plazh
LEZHË- Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Trupi i pajetë është gjetur në hot...