Aktualitet

'Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve'/ Shoqëria civile marshim në Tiranë: Fëmijë po punojnë në shtëpi bari, s'ka reagim nga Qeveria

Altin Hazizaj, u shpreh se fëmijët shfrytëzohen nga familjet për para. 

12 Qershor 2023, 11:34 Nga A.B
'Dita Botërore Kundër Punës së
Altin Hazizaj

TIRANË-Në ditën botërore kundër punës së fëmijëve, është kryer një marshim në kryeqytet. Shoqëria civile marshoi në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të shprehur sensibilizimin dhe rikthimin e vëmendjes në këtë fenomen. Një prej përfaqësuesve të tyre, Altin Hazizaj, u shpreh se fëmijët shfrytëzohen nga familjet për para. 

“Në sy vitet e fundit janë mbi 1 mijë telefona që qytetarë  të interesuar bëjnë për sa i përket shfrytëzimit të fëmijëve. Në këtë ditë ndërkombëtarë duhet përfshirë edhe Shqipëria. Mbi 7% të të miturve në Shqipëri janë fëmijë që punojnë, kujdesen për familje etj. Janë fëmijë që sot shfrytëzohen për të mbajtur me bukë familjet e tyre. E gjithë Shqipëria duhet të ishte sot në këmbë. Thirrja jonë është e thjeshtë, autoritetet të hapin sytë, janë fëmijë që s’kanë bukën e gojës.”- tha ai.

Më tej, ai shton se ka fëmijë që shfrytëzohen në shtëpitë e barit. 

“Nuk ka pasur reagime nga qeveritarët, ndaj organizuam sot një manifestim. Mbetet një ndër fenomenet më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Për momentin jemi në një situatë të rëndë që kërkon adresim të menjëhershëm. Ajo që ka rëndësi është një pjesë e këtyre fëmijëve që punojnë, është në atë që konsiderohet ekonomia ilegale. Sot ka fëmijë që punojnë në shtëpitë e barit që është e pakonceptueshme.”- thotë ai.

Dita e sotme përkon me 'Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve' nën temën “Mbrojtje Sociale Universale për t’i dhënë fund punës së fëmijëve “./Dosja.al

12 qershor proteste ne tirane shfrytezimi i te miturve altin hazizaj

Sondazh

Poll