Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt e portaleve, 12 qershor 2023

Titujt kryesorë të portaleve në vend

12 Qershor 2023, 08:54 Nga m.s
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt e portaleve, 12 qershor 2023
faqja e pare e "Dosja.al"

TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve me të cilën e kanë hapur portalet kryesore në vend. “Dosja” ka si kryeartikull një lajm mbi Donald Trump, i cili thotë se do të kandidojë për president edhe nëse e dënojnë. “Syri” ndalet tek moti, ku edhe këtë javë parashikohet me reshje shiu. 

“Lapsi” ka një shkrim për BE, e cila planifikon procedura më të shpejta për azilkërkuesit. “Shqiptarja” dhe “Top Channel” për zgjedhjet në Mal të Zi, ku rezultatet paraprake nxjerrin fituese lëvizjen "Evropa Tani" të presidentit Milatoviç. Si asnjëherë më parë, 6 deputetë shqiptarë do të jenë në parlamentin e ri të Malit të Zi, nga 81 në total. 

“BalkanWeb” ka një lajm mbi sportin; Man.City “pushton” formacionin e vitit, Rodri e Kvaratskhelia me çmim special. E ndërsa “Panorama” ka publikuar një studim nga përpunimi i të dhënave të Numbeo për 41 shtete, ku Kroacia kryeson listën e vendeve më të sigurta në botë.

titujt e mediave online

Sondazh

Poll