Bota

Pas fitores/ Spajiç i 'Lëvizja Evropa Tani' me qëllime të qarta, ndan partitë me të cilat do të bëjë koalicion

Spajiç njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta. 

12 Qershor 2023, 08:09 Nga a.l
Pas fitores/ Spajiç i 'Lëvizja Evropa Tani' me
Milojko Spajiç

MAL I ZI- Partia Evropa Tani e presidentit Milatoviç shpalli dje fitoren, teksa ka marrë 23 deputetë. Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt. 

Spajiç njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta. I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiç tha se e kishte deklaruar qartë se me kë nuk do të bënte koalicion – me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Për 81 ulëset e Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë. 

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll