Bota

Pjesëmarrje e ulët në votimet në Malin e Zi/ Kryetari i KKZ-së së Shavnikut: Kanë votuar 82.40 përqind e qytetarëve

Kryetari i KKZ-së së Shavnikut, Dushan Radanoviq, tha se në Shavnik kanë votuar 82,40 për qind nga 1727 votues të regjistruar.

11 Qershor 2023, 21:39 Nga m.s
Pjesëmarrje e ulët në votimet në Malin e Zi/ Kryetari i
zgjedhjet ne Mal te Zi

 

MALI I ZI- Një pjesëmarrje e ulët eshtë parë gjatë procesit të votimit në Malin e Zi. Kryetari i KKZ-së së Shavnikut, Dushan Radanoviq, tha se në Shavnik kanë votuar 82,40 për qind nga 1727 votues të regjistruar ose 1423.

Në Durmitor pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte rreth 82 për qind, ndërsa në rrethin e dytë votuan 87,56 për qind e votuesve.

Në Shavnik, dalja në zgjedhjet parlamentare, tre vjet më parë, ishte 88,36 për qind, ndërsa 79,56 për qind e qytetarëve të Shavnikut e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

 

zgjedhjet ne mal te zi

Sondazh

Poll