Bota

Përfundon dëshminë, dëshmitari i 7-të/ Vazhdon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’i tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të Thaçi, Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv. 

12 Qershor 2023, 07:33 Nga a.l
Përfundon dëshminë, dëshmitari i 7-të/ Vazhdon sot
Gjyqi në Hagë

HAGË- Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Deri më tani ka përfunduar dëshminë dëshmitari i shtatë të Dhomat e Specializuara së, në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë, Trupi Gjykues II më 6 qershor rrëzoi kërkesën e ZPS-së për t’i tërhequr vërejtje bashkëmbrojtësit të Thaçi, Dastid Pallaska, për deklaratat publike të bëra në një program televiziv. 

Sa i përket deklaratës së pavërtetë të Pallaska se UÇK-ja është në gjykim, Trupi Gjykues bëri me dije se do t’i konsiderojë deklaratat e ardhshme publike të mbrojtësve, kur thonë se UÇK-ja është në gjykim, si deklarata që bëhen me vetëdije në kundërshtim me deklaratat gjyqësore.

Trupi Gjykues gjithashtu udhëzon mbrojtësin kryesor të Thaçi të njoftojë për këtë vendim Pallaska dhe u kujton bashkëmbrojtësit dhe anëtarëve të tjerë të ekipit detyrimet në bazë të Kodit të Etikës dhe Urdhrit mbi zhvillimin e Gjykimit dhe bën paralajmërime, nëse është e nevojshme.

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll