Bota

Shqiptarët me 4 deputetë, kush janë parlamentarët e rinj të Malit të Zi?

Lëvizja që ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviç, ka fituar zgjedhjet parlamentare. Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj

12 Qershor 2023, 07:38 Nga a.l
Shqiptarët me 4 deputetë, kush janë parlamentarët e rinj
Foto ilustruese

MAL I ZI- Janë publikuar rezultatet paraprake nga zgjedhjet në Mal të Zi. Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar tha se partia që do të drejtojë deri më tani ka fituar dy mandate ndërsa ka përsëritur se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik. Gjeloshaj ka konfirmuar se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në Kuvend.

“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha ai.

Lëvizja që ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviç, ka fituar zgjedhjet parlamentare. Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj

Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviç ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Demokratët dhe URA: Aleksa Beçi-, Dritan Abazoviq, Momo Koprivica, Zdenka Popoviç, Milos Konatar, Boris Bogdanoviç, Dragan Krapovic, Ana Novakovic Durovic, Vladimir Martinovic, Stevan Katic dhe Filip Adzic.

Deputetët e lëvizjes “Evropa Tani” do të jenë: Milojko Spajic, Filip Ivanovic, Maida Gorcevic, Andrej Milovic, Andela Jaksic Stojanovic, Boris Pejovic, Vasilije Carapic, Srdan Pavicevic, Vladimir Dobricanin, Seid Hadzic, Jelena Nedovic, Tihomir Dragas, Filip Radulovic, Mirko Dukic, Naida Nisic, Vojislav Simun, Ugljesa Urosevic, Drazen Petric, Radinka Cincur, Jovan Subotic, Miodrag Lakovic, Milos Pizurica i Jevrosima Pejovic.

Nga radhët e koalicionit “Së bashku”: Danijel Zhivkovic, Nikola Janovic, Nermin Abdic, Drita Lola, Boris Mugosha, Dushan Raicevic, Oskar Huter, Aleksandra Vukovic, Kucuckov, Jevto Erakovic, Abaz Dizdarevic, Sonja Milatovic, Branislav Nenezic, Mehmed Zenka, Nikola Milovic, Zoja Bojanic Lalovic, Andrija Nikolic, Nikola Rakocevic, Mihailo Andusic, Aleksandra Despotovic dhe Nihad Canovic.

Për të ardhmen e Malit të Zi: Milan Knezevic, Andrija Mandic, Simonida Kordic, Marko Kovacevic, Maja Vukicevic, Slaven Radunovic,  Vesko Delic, Milun Zogovic, Milutin Dukanovic, Milan Lekic, Vladislav Bojovic, Jelena Bozovic dhe Jovan Jole Vucurovic.

Deputetët e Partisë Boshnjake do të jenë Ervin Ibrahimoviç, Amer Smailoviç, Kenana Strujiq Harbiç, Damir Gutiç, Admir Adroviq dhe Mirsad Nurkoviç.

Si deputetet të SNP-së dhe DEMOS-it në Kuvend do të flasin Vladimir Jokoviç dhe Dragoslav Shqekiç. Ndryshe, Adrijan Vuksanoviç do të jetë përfaqësues nga HGI. 

Përshtatur nga rtcg. 

zgjedhje ne mal te zi 2023

Sondazh

Poll