Bota

Eksperti amerikan kundër draftit të Ramës për Kosovën: Berisha ka të drejtë, cënon prestigjin e Kurtit

Daniel Serwer i cili është ekspert i marrëdhënieve me SHBA, është shprehur kundër draftit të kryeministrit Edi Rama për Kosovën.

11 Qershor 2023, 20:54 Nga m.s
Eksperti amerikan kundër draftit të Ramës për Kosovën:
Daniel Serwer

KOSOVË- Daniel Serwer i cili është ekspert i marrëdhënieve me SHBA, është shprehur kundër draftit të kryeministrit Edi Rama për Kosovën. Qëndrimin e tij e ka shprehur në një lidhje direkte në emisionin “Review”, teksa po fliste rreth draft-statusit të propozuar nga kryeministri Rama për Asociacionin e komunave serbe, dhe mënyrën se si ka ndikuar. Për të, propozimi i këtij draft-statusi nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama nuk ishte i drejtë, madje ai tha se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kishte të drejtë kur thoshte se ky ishte një veprim i gabuar.

“Ky është një komplikacion që nuk ishte i nevojshëm, i bën gjërat edhe më të vështira për Albin Kurtin. Mendoj se ish-presidenti Berisha ka të drejtë. Kjo është një ndërhyrje e panevojshme, e cila cënon prestigjin e Kurtit dhe nuk e zgjidh problemin. Tashmë është e nevojshme që Kosova të vijë me një propozim, mesa e kam kuptuar, kryeministri Kurti e ka cilësuar të pamundur modelin e propozuar në Kroaci. Ai duhet të vijë dhe të dalë me një propozim i cili duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Megjithatë mendoj se është e nevojshme që të vijë diçka nga Prishtina, jo nga Beogradi apo nga Edi Rama”, tha Daniel Serwer për "Euronews Albania".

Rama tha më 8 qershor, se u ka dërguar një draft për asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ai shtoi se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionit dhe që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".

Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është një prej kushteve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.

daniel serwer kosove serbi

Sondazh

Poll