Bota

Situata në veri/ PROPOZIMI i Milatoviç: Zgjedhjet e reja dhe themelimi i Asosacionit

Milatoviç, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

11 Qershor 2023, 11:12 Nga a.l

 

Situata në veri/ PROPOZIMI i Milatoviç: Zgjedhjet e reja dhe
Jakov Milatoviç

 

MAL I ZI-  Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka reaguar lidhur me situatwn aktuale nw veri tw Kosovws. Pwr uljen e tensioneve ai propozon shpalljen e zgjedhjeve tw reja dhe themelimin e Asosacionit tw Komunave Serbe. 

“Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.

Milatoviç, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”, ka theksuar Milatoviç.

Tensionet në veri të Kosovës

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

mal i zi

Sondazh

Poll