Bota

Sulm ndaj grupit të Shtetit Islamik, 3 të vrarë dhe 4 të plagosur

Ngjarja ka ndodhur në Wadi al-Naft rreth 25 kilometra në perëndim të qytetit të Kirkukut. 

11 Qershor 2023, 11:02 Nga a.l
Sulm ndaj grupit të Shtetit Islamik, 3 të vrarë dhe 4 të
Foto ilustruese

Një sulm ndaj grupit të Shtetit Islamik në Irakun verior, ka lënë të vrarë tre anëtarë të ushtrisë irakiane, përfshirë dy oficerë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se, sulmi u krye nga anëtarë të organizatës së Shtetit Islamik, rreth orës 4 të mëngjesit. 

Ngjarja ka ndodhur në Wadi al-Naft rreth 25 kilometra në perëndim të qytetit të Kirkukut. Xhihadistët e IS pushtuan zona të Irakut dhe Sirisë fqinje në vitin 2014, duke shpallur një "kalifat" të cilin e sunduan para se të humbin në fund të 2017 nga forcat irakiane të mbështetura nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA. 

izrael

Sondazh

Poll