Sport

Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia ishte edhe në finale të Champions League - Shikoni fotot

Pas Botërorit në Katar, as Ivana Knoll nuk ka munguar edhe në finalen e madhe të Stambollit

11 Qershor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia ishte edhe në finale të Champions League

TURQI - Finalja e Champions League është një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, ndaj është një “terrenë” e përshtatshme për personat e famshëm, apo më pak të famshëm, që të kapen nga qindra fotografë me shpresën se emri i tyre do të “luajë” në ndonjë postim apo lajm.

Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia ishte edhe në finale të Champions League

Këtij rregulli nuk i ka shpëtuar dot edhe ish-miss Kroacia, Ivana Knoll, e cila tashmë ka “shkruar” historinë e saj me paraqitjet e saj seksi në eventet e mëdha të futbollit, si  Botërori i Katarit, ku pati edhe aventura me drejtësinë arabe.

Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia ishte edhe në finale të Champions League

E veshur me ngjyrat e Kroacisë, Ivana ka pozuar në tribunën e “Kemal Ataturk” në Stamboll, ku Manchester City shkroi një faqe “të artë” në historinë e tyre, pasi fitorja ndaj Interit i dha tripletën e lakmuar.

“Përshëndetje, kam mbërritur në stadium”,- ka njoftuar ish-Miss Kroacia ndjekësit e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

Në fakt, Ivana Knoll "krijoi" një anketë të sajën, se cilin prej dy finalistëve, ndjekësit e saj donin të shihnin të ngrinte trofeun e Champions League.

Ivana Knoll, ish-Miss Kroacia ishte edhe në finale të Champions League

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll