Sport

VIDEO/ Rodri çon në qiell Manchester City, zhbllokohet finalja e Stambollit

Në minutën e 68-të Manchester City arrin të zhbllokojë takimin falë golit të Rodrit.

10 Qershor 2023, 22:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Rodri çon në qiell Manchester City, zhbllokohet finalja e

TURQI - Pas një pjese të parë me frikën për të mos gabuar e pësuar të dyja skuadrat e fillojnë pothuajse me të njëjtën ritëm edhe pjesën e dytë.

City në këto minuta të mbetura nga e 35-ta detyrohet të luajë pa kapitenin De Bruyne, i cili u zëvendësua nga Foden, ndërkohë që mbetet sërish në sulm për të tentuar zhbllokimin e takimit. Nga ana tjetër Interi mbetet i kujdesshëm për të rezistuar në mbrojtje dhe duke tentuar befasinë e kundërsulmit.

Në minutën e 60-të dorëzohet edhe Dzeko, i cili i lë vendin gjigandit belg, Lukakut. Në minutën e 58-të Martinez kishte rastin më të mirë për të shënuar por Ederson reagon mjaft mirë duke e ndaluar rrezikun.

Në minutën e 68-të Manchester City arrin të zhbllokojë takimin falë golit të Rodrit.

 

Vetëm pak minuta më pas reagon Interi dhe i afrohet shumë pranë golit të barazimit, por është traversa ajo që nuk ja lejon Lukakut të shënojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll