Bota

Biden paralajmëron Putin: Po prekët demokacitë e tjera, do keni punë me ne

Samiti i Bidenit dhe Putinit në 16 qershor pritet të jetë i tensionuar, me dy liderët që janë përplasur tashmë në distancë për çështje të ndryshme.

10 Qershor 2023, 13:34 Nga f.i
Biden paralajmëron Putin: Po prekët demokacitë e tjera, do keni
Joe Biden dhe Vladimir Putin

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka paralajmëruar Vladimir Putin në lidhje me agresionin rus. "Kërcënimi" i Biden vjen përpara takimit të tyre të parë në Gjenevë javën e ardhshme. 

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me të. Por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë të fortë dhe të kuptimtë kur qeveria ruse të angazhohet në aktivitete dëmtuese. Ne e kemi dëshmuar me fakte një gjë të tillë. Do t`ia bëjmë të qartë palës tjetër se ka pasoja për dhunimin e sovranitetit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, Europë e gjetkë”,- tha Biden.

Samiti i Bidenit dhe Putinit në 16 qershor pritet të jetë i tensionuar, me dy liderët që janë përplasur tashmë në distancë për çështje të ndryshme duke nisur nga ndërhyrja e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane, siguria kibernatike, Ukraina e sanksionet amerikane.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll