Bota

Mësuesit në grevë për paga më të larta, shtyhen provimet në Rumani

Sipas ministres së arsimit të Rumanisë, Ligia Deca, provimi i shkollës së mesme do të fillojë në 14 qershor pasi u shty me dy ditë.

10 Qershor 2023, 12:42 Nga f.i
Mësuesit në grevë për paga më të larta, shtyhen
protesta në Rumani

RUMANI- Mijëra mësues rumunë u mblodhën në qendër të Bukureshtit për të kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Provimet e diplomës janë shtyrë në Rumani pasi greva e mësuesve hyri në javën e tretë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas ministres së arsimit të Rumanisë, Ligia Deca, provimi i shkollës së mesme do të fillojë në 14 qershor pasi u shty me dy ditë.

“Kolegët tanë janë të mërzitur jo vetëm për shkak të rrogës, por për shkak të mungesës së besimit ndaj qeverisë. Në këtë vend ligji nuk respektohet, asgjë nuk respektohet më,” tha një protestues.

Më shumë se 150 mijë mësues në Rumani kanë qenë në grevë që nga muaji maj. Sindikatat po kërkojnë një rritje të pagave, pagesat jashtë orarit, indeksimin e inflacionit dhe më shumë furnizime.

protesta ne rumani

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2023, 10:14 I.A

Ukraina në kundërofensivë?

Ushtaret UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukraina...