Bota

FOTO/ Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke në Napoli, policia parandalon planin

Gjatë operacionit në bord u gjetën 15 emigrantë, 13 burra dhe dy gra. Duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, mësohet se autorët ishin me kombësi siriane, afgane dhe irakiane.

10 Qershor 2023, 13:00 Nga f.i
FOTO/ Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen
pamje nga vendngjarja

ITLAI- Forcat speciale të marinës ushtarake italiane kanë arritur të ndalojnë në kohë, 15 emigrantë me thika të cilët tentuan të marrin peng anijen teksa lundronte në Gjirin e Napolit. Mediat e huaja raportojnë se anija turke 'Galata Seaways' po lundronte nga Turqia në Francë.

Ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e planit të keqbërësve dhe normalizimin e situatës.

“Rrëmbyesit e anijes u kapën. Gjithçka përfundoi mirë,” -shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.

Gjatë operacionit në bord u gjetën 15 emigrantë, 13 burra dhe dy gra. Duke iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, mësohet se autorët ishin me kombësi siriane, afgane dhe irakiane. Hetimi paraprak pritet të konstatojë zonën e saktë detare në të cilën ndodhi tentativa e kapjes dhe rrëmbimit.

guido crosetto

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2023, 10:14 I.A

Ukraina në kundërofensivë?

Ushtaret UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukraina...