Bota

Shpërthim në një fabrikë raketash në Ankara, 5 puntorë humbin jetën (VIDEO)

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e prodhimit të dinamitit dhe sipas hetimeve të para incidenti mendohet të ketë ndodhur nga ndonjë reaksion kimik.

10 Qershor 2023, 10:37 Nga f.i
Shpërthim në një fabrikë raketash në Ankara, 5
foto ilustruese

TURQI- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë raketash në Ankara. Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se pesë punëtorë janë vrarë dhe se ka nisur hetimi për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti, shkruan Protothema.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45, në periferi të kryeqytetit, Ankara. Në zonë kanë mbërritur menjëherë disa autoambulanca dhe zjarrfikëse. Xhamat e dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e prodhimit të dinamitit dhe sipas hetimeve të para incidenti mendohet të ketë ndodhur nga ndonjë reaksion kimik.

vdesin 5 persona ne ankara shperthim në fabrike armesh turqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2023, 10:14 I.A

Ukraina në kundërofensivë?

Ushtaret UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukraina...