Bota

Asocacioni i propozuar nga Rama/ Qeveria e Kosovës i përgjigjet: Nga Shqipëria presim mbështetje, draft-statuti po shihet si propagandë

Nga ekzekutivi thonë se nga Shqipëria zyrtare presin mbështetje pasi ndërmjetësues tashmë janë bërë shumë.

10 Qershor 2023, 11:07 Nga f.i
Asocacioni i propozuar nga Rama/ Qeveria e Kosovës i përgjigjet: Nga
foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nga ekzekutivi thonë se nga Shqipëria zyrtare presin mbështetje pasi ndërmjetësues tashmë janë bërë shumë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress thotë se qëllimi serb për Asociacionin shihet edhe së fundmi me nonpaper-in e Akademisë së Shkencave dhe të Artit të Serbisë ku flet për “Botën serbe”.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srpska në Kosovë dhe së fundmi me nonpaperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën serbe’. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, -thuhet në përgjigjen Kryeziut për KosovaPress.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2023, 10:14 I.A

Ukraina në kundërofensivë?

Ushtaret UKRAINË- Pas publikimeve të ndryshme për fillimin me gjasë të kundërofensivës ukrainase, kreu i shtetit ukraina...