“Predaktori seksual" britanik, tani shikohet me një dashur të re…
ANGLI - Edhe pse në fushë ai konsiderohej një zotëri i madh dhe një djalë vërtet i mirë, në jetën e tij privat...
Supozimet sa vijnë e shtohen me kalimin e ditëve, kurioziteti tek admiruesit shtohet. Shakira dhe piloti i F1, Lewis Hamilton ndajnë video identike, që shtojnë hamendësimet për lidhjen e tyre

SHBA - Gjëja më e mundshme është se ylli kolumbian i muzikës, Shakira, ka kthyer faqen në lidhjen e saj të kaluar dhe veçanërisht ndarjen traumatizuese me futbollistin spanjoll të FC Barcelona. Diva është parë vazhdimisht pranë pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton, duke shtuar zërat dhe supozimet për një marrëdhënie dashurie që ndërtohet mes të dyve.
Sipas informacioneve të disa mediave evropiane, këngëtarja dhe piloti kanë biseduar tashmë prej një muaji dhe shtojnë numrin e takimeve. Këngëtarja 46-vjeçare do të ishte në video dhe foto, pasi mori pjesë në Grand Prix të Spanjës, në krah të Lewis Hamilton, i cili është 38 vjeç. Miqtë e ngushtë të të dyve kanë thënë se së fundmi, se ata kalojnë shumë kohë së bashku dhe pak nga pak ata kanë mësuar të njohin njëri-tjetrin, të argëtohen dhe të flirtojnë.
Fans have noticed similarities between Shakira and Lewis Hamilton’s recent videos on Instagram. Lewis Hamilton also liked Shakira’s video. ???? pic.twitter.com/pwwVZl4k8T
— shakirastuff | fan account (@shakirastuff_) June 2, 2023
Muajin e kaluar nëna e dy të vegjëlve dhe piloti i Formula 1 u panë bashkë për herë të parë, pas Grand Prix të Miami 2023 . Pjesëmarrja e parë e Shakirës, këtë vit, në një Grand Prix, ishte në Miami, një ditë pas marrjes së çmimit "Gruaja e Vitit" nga Billboard gjatë gala inauguruese në "Gratë Latine në Muzikë".
Shakira do të kishte rrëfyer, gjatë pritjes së shpërblimit të saj, se ky vit ishte një nga ndryshimet e shumta rrënjësore në jetën e saj dhe gjatë të cilit ajo ndjeu më shumë se kurrë se çfarë do të thotë të jesh grua. Marrëdhënia idilike që do të fillonte me pilotin e F1 ndërhyn pas ndarjes zyrtare mes këngëtares dhe futbollistit, vitin e kaluar në qershor të 2022. Ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve: Milanit 10 vjeç dhe Sasha 8 vjeç.
Prillin e kaluar, kolumbiania u largua nga Spanja për të shkuar dhe për t'u vendosur në Miami, Florida. Në këngët e saj të fundit, Shakira ka përdorur muzikën si terapi, duke iu referuar ish-partnerit të saj dhe duke u përpjekur të çlirohet nga traumat e ndarjes. Në këngën “Acrostic”, të cilën e publikoi në maj, diva kolumbiane shfaqet përkrah fëmijëve të saj në një video mjaft emocionuese.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Edhe pse në fushë ai konsiderohej një zotëri i madh dhe një djalë vërtet i mirë, në jetën e tij privat...
TURQI - Alessandro Bastoni (Casalmaggiore, 1999) hapi një boshllëk, pasi u huazua te Atalanta dhe Parma, në boshtin e mbrojtjes së Inte...
SPANJE - Spitali i Sevillas ku po trajtohet Sergio Rico njoftoi së fundmi një acarim në rastin e spanjolit. Ndërsa lajmet e fundit&nb...
TURQI - Me titullin e favoritit absolut, skuadra e Pep Guardiolës mbërriti në Stamboll – pasi fitoi Premier League (me...
TURQI - 20 mijë tifozë të Manchester Cityt dhe Interit dhe 34 mijë njerëz me fat që morën bileta. Të gjithë do...
TURQI - Koha po numëron mbrapsht për finalen e Champions League. Të shtunën (21:00) Manchester City do të luajë me ...
TURQI - Në mënyrën më lajkatare, ju referua Manchester Cityt trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për sh...
ITALI - I pari ishte Angelo, pastaj erdhi Massimo: Champions League/Liga e Kampionëve te Interi është e lidhur pazg...
ITALI - Federico Chiesa është një nga mesfushorët italianë më cilësorë të viteve të fundit dhe një nga ...
SPANJE - Portieri i Real Madridit, belgu Thibaut Courtois i propozoi të dashurës së tij në Amalfi qershorin e kaluar (...