Sport

Pep Guardiola: "Suksesi im është të kem Messin dhe Haaland në ekipet e mia"

Pep Guardiola ka folur për finalen e Champions League kundër Interit dhe titullin e 3-të që pretendon në karrierën e tij

10 Qershor 2023, 08:22 Nga DOSJA
Pep Guardiola: "Suksesi im është të kem Messin dhe Haaland

TURQI - Koha po numëron mbrapsht për finalen e Champions League. Të shtunën (21:00) Manchester City do të luajë me Interin në Stamboll për kupën me veshë siç quhet ndryshe trofeu i Champions Leagues në stadiumin Olimpik të qytetit Stambollit.

Interi e ka fituar titullin por herën të fundit që nga viti 2010 (epoka e Mourinhos) dhe City nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë që kur humbi finalen e tyre të vetme në kompeticion ndaj Chelseat në vitin 2021.

“Qytetarët” që ndjekin objektivin e tripletës në këtë sezon, pasi kanë fituar tashmë Premier League dhe FA Cup, ndodhen në Turqi nga e enjtja dhe konsiderohen nga bota e futbollit si favoritët e mëdhenj.

Trajneri i tyre, Pep Guardiola, ka fituar 2 Champions League me Barcelonën dhe dëshiron të jetë i pari që do të udhëheqë Cityn në krye të Europës. Duke folur për praninë e ekipit të tij në finale, ai theksoi:

“Është vërtetë një ëndërr. Por në fund, është një luftë. Skuadra që do të jetë më e mirë në 95 minuta do të fitojë. Historikisht Interi është më i madh se ne. Por nuk është e rëndësishme kjo. E rëndësishme është që nesër në orën 21:00 në Stamboll të përpiqemi të kemi paraqitje sa më të mirë.

Nuk jam këtu për të diskutuar mesataren e golave ​​të Haaland. Për të qenë i suksesshëm duhet të kesh lojtarë të mirë. Kam pasur Messin më parë, Haaland tani. Ky është suksesi im. Lërini të ndiejnë se vetëm ata nuk mund ta bëjnë këtë, së bashku jemi një ekip i fortë.

Ne kemi të njëjtën ide. Djemtë që më ndjekin do të jenë këtu, djemtë që nuk më ndjekin nuk do të jenë këtu. Një trajner i suksesshëm ka një formë të fortë dhe lojtarë të mirë. Asnjë trajner nuk ka shënuar gol”.

Duke komentuar finalen e humbur ndaj Chelseat dhe dallimet, ai tha: “Është një lojë ndryshe, jemi dy vite më pas tani, lojtarë të ndryshëm. Dy sezone më parë ajo që kishim planifikuar ishte të përpiqeshim të bënim një lojë të mirë kundër Chelseat. Nuk funksionoi. Ne jemi gati për nesër, lojtarët do të japin gjithçka, duke njohur dhe respektuar kundërshtarët”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll