Sport

Bastoni, 'roja’ i Haaland: "Pashë një video të Rüdiger dhe do të përpiqem ta përdor"

“Frikë? Ne kemi frikë nga vrasësit, por jo nga futbollistët”, thotë qendërmbrojtësi

10 Qershor 2023, 10:20 Nga DOSJA
Bastoni, 'roja’ i Haaland: "Pashë një video të

TURQI - Alessandro Bastoni (Casalmaggiore, 1999) hapi një boshllëk, pasi u huazua te Atalanta dhe Parma, në boshtin e mbrojtjes së Interit, që ripushtoi 'Scudetton' me Conten, së bashku me De Vrij dhe Skriniar. Ai qendërmbrojtësi fillestar me këmbën e majtë do të jetë, çuditërisht, i vetmi nga tre që do të startojë sonte në finalen e Champions League kundër Manchester Cityt.

Bastoni, i cili do të ndajë pjesën e pasme të skuadrës së zikaltërve, me Darmian dhe De Vrij, që me gjasa do të jetë 'anti-Haaland'... duket se ka gjetur 'recetën' për të ndaluar norvegjezin: "Pashë një video të Rüdiger, i cili arriti ta ndalojë atë dhe unë do të përpiqem ta përdor si shembull. City nënshkroi me të për të fituar Champions League, por nuk është vetëm Haaland kundër Interit, ata kanë një ekip shumë të fortë."

24-vjeçari italian nuk trembet nga 52 golat e Haaland, as nga De Bruyne, as nga Bernardo Silva... "Kemi frikë? Kemi frikë nga vrasësit, por jo nga futbollistët. Duhet të jemi të guximshëm",- thotë Bastoni, lojtari kyç në nxjerrjen e topit jashtë dhe që Interi ta mbajë për herë të tetë portën në zero në këtë Champions League.

Lavdërimet e Guardiolës për dhënien e tij të papërlyer të topit, nuk e shpërqendrojnë atë: "Ndoshta, për shkak të karakteristikave të mia, i ngjaj stilit të lojës së Guardiolës, por ndihem më 'Inzaghiano' se kurrë,” thotë ai duke ironizuar fjalët e spanjolit.

Dhe nuk është hera e parë që ai lidhet me një transferim të mundshëm te City: "Nuk ka pasur kurrë diçka konkrete. Jam i lumtur që jam te Interi, për t'i çuar këto ngjyra në majë dhe kjo, megjithëse askush nuk besonte tek ne. Do të luajmë finalen e Champions League”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll