Sport

Inzaghi: "City është ekipi më i mirë në botë, por ne mund të bëjmë histori"

Simone Inzaghi dëshiron të udhëheqë Interin në krye të Evropës, por u përkul para rivalëve në finalen e Ligës së Kampionëve

10 Qershor 2023, 08:03 Nga DOSJA

Inzaghi: "City është ekipi më i mirë në botë,

TURQI - Në mënyrën më lajkatare, ju referua Manchester Cityt trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për shtyp të finales së madhe të Champions League . 

Çfarë tha ai në detaje: 

Për Manchester Cityn dhe situatën në të cilën ndodhet: “Ne e dimë se si duhet të luajmë. Ne e dimë se Manchester City është aktualisht skuadra më e mirë në botë. Ne e dimë rrugën tonë, jemi krenarë që jemi këtu dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të qëndruar të fokusuar dhe për të bërë sa më pak gabime”.

Për ecurinë e Interit deri në finale: “Është ndeshja jonë e 57-të e sezonit dhe 56-të e mëparshme na kanë lejuar të jemi këtu. Kohët e vështira na bënë më të fortë. Ne e meritonim të humbnim disa prej ndeshjeve, të fitonim disa të tjera. Bëmë një përpjekje të çmendur dhe kjo na solli në Stamboll”.

Për atë që duhet të bëjë skuadra e tij: “Jemi plotësisht të fokusuar dhe do të luftojmë kundër një ekipi shumë të fortë. Beteja e mesfushës do të jetë vendimtare, por nuk është e vetmja. Ne kemi nevojë për këmbë, tru dhe zemër. Duke vrapuar më shumë, duke pasur një mendje të pastër dhe duke luajtur me zemrën, mund të gjeni më shumë energji."

Për çfarë do të thotë ndeshja e nesërme për Interin: “Ne kemi mundësinë të shkruajmë emrat tanë në historinë e skuadrës. Është e vështirë, por ne do të bëjmë më të mirën. Ne e dimë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për të gjithë tek Interi. Tifozët tanë janë gjithmonë pranë nesh dhe ne kemi një përgjegjësi të madhe ndaj tyre”.

Darmian: “Duhet të jemi pa të meta”

Për të kaluarën e tij në Manchester United: “Unë i njoh ata sepse u përballa me ta kur luaja në Manchester United. Ne duhet të jemi perfekt në çdo gjë. Do të përpiqemi të zbatojmë stilin tonë të lojës dhe patjetër do të duhet të tregojmë se kemi zemër”.

Për emocionet e tij përpara ndeshjes së nesërme: “Ka shumë emocione për një ndeshje kaq të rëndësishme. Jemi në formë të mirë si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Këtë duhet ta tregojmë nesër. Ne e dimë cilësinë që ata kanë dhe ne duhet të marrim vendimet e duhura në pika të ndryshme të lojës”.

Për praninë e futbollistëve italianë në listën e skuadrës: “Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi disa lojtarë italianë së bashku me futbollistë të kombësive të tjera. Ne jemi një grup i mrekullueshëm dhe na pëlqen të luajmë së bashku”.

Inzaghi: "City është ekipi më i mirë në botë,

Lautaro Martines: "Finalet ndryshojnë, ndjenjat mbeten"

Për luajtjen e një ndeshjeje të dytë shumë të rëndësishme pas finales së Kupës së Botës: “Një finale e Champions League dhe një finale e Kupës së Botës janë ndeshjet më të rëndësishme që mund të luajë çdokush. Fanellat ndryshojnë por ndjenjat mbeten të njëjta. Ne jemi këtu falë punës sonë të palodhur. Kjo është ajo që ka rëndësi për të arritur qëllimet tona. Jemi vetëm një hap larg”.

Më pas ai ka folur me bashkatdhetarin e tij tek Cityt, Alvarez: “Nuk kam folur me Alvarez, por jam martuar së fundmi dhe e ftova në dasmën time. Fatkeqësisht nuk mundi të vinte. Ky ishte komunikimi i fundit që kam pasur me të”.

Për ecurinë e Interit në kompeticion deri tani: “Kishim një grup shumë të vështirë me Bayern Munich dhe Barcelonën. E meritonim kualifikimin. Kemi luajtur kundër skuadrave shumë të mira dhe më pas ne e merituam të jemi këtu sepse kemi punuar shumë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll