Sport

Moratti: “Interi di të befasojë në ndeshje të rëndësishme, unë do ta kisha frikë”...

Ish-presidenti Massimo Moratti, i cili ka arritur sukseset europiane: "City është i fortë dhe për t'u frikësuar, por gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme"

9 Qershor 2023, 20:34 Nga DOSJA
Moratti: “Interi di të befasojë në ndeshje të

ITALI - I pari ishte Angelo, pastaj erdhi Massimo: Champions League/Liga e Kampionëve te Interi është e lidhur pazgjidhshmërisht me familjen Moratti. Nga Herrera te Mourinho, nga Facchetti, Suarez dhe Mazzola te Zanetti, Eto'o dhe Milito. 

Tani stafeta i ka kaluar Steven Zhang, në natën e “Ataturkut”, stadiumi i mrekullive, ai në të cilin Simone Inzaghi, Brozovic, Lautaro dhe Lukaku, ëndërrojnë arritjen e madhe 13 vjet pas natës magjike të “Bernabeut”.  Momenti në të cilin Massimo Moratti përjetoi lumturinë drejtpërdrejt:

“Arritja në finalen e Champions League është një çështje krenarie e madhe, - tha ish-presidenti i zikaltërve për Il Giorno. - Ekziston edhe kënaqësia për të siguruar kualifikimin përmes një fitoreje shumë të qartë si ajo ndaj Milanit. Kjo ushqen prestigjin e kompanisë”. 

Vetëdija për forcën e kundërshtarit nuk i turbullon mendimet e Morattit: “City është një luftanije, por Interi sigurisht nuk e nis i mundur. Sepse Interi është befasues në ndeshjet e rëndësishme. Ai ka treguar lojëra të mira dhe gjithashtu vendosmëri, duke shënuar edhe gola. 

Nëse do të isha kundërshtar, do të kisha frikë Interin në Champions League. Problemi, më shumë se çdo gjë tjetër, është se çdo lojtar i Cityt është i mirë. I pashë së fundmi, ata nxorën në fushë një djalë të ri si Palmer dhe ai luajti gjithashtu fantastik. Të tjerët, në përgjithësi janë të gjithë të mirë dhe me klas. Ata kanë një trajner të madh, por një lojë është një lojë dhe gjithçka mund të ndodhë”.

Gjykimi për Steven Zhang, ai që në fakt mund të jetë trashëgimtari në çatinë e Evropës, është gjithashtu shumë pozitiv: "Që kur Suning mori drejtimin, Interi ka fituar Serinë A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, ka arritur në dy finale evropiane. Rezultatet që ka arritur dhe janë të shkëlqyera. Më duket e padrejtë ta kritikoj. Kur flasim për një skuadër të madhe të Interit, meritat i shkojnë presidentit dhe kujtdo, që e ka vënë veten në dispozicion për t'i sjellë këto rezultate në shtëpi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll