Sport

Chiesa te dera e hapur e Juves, mesfushori i talentuar synon Premier Leaguen…

Marrëdhënia e Federico Chiesa me Massimo Allegrin nuk është në formë të mirë dhe ky fakt e afron atë në derën e daljes, me “Corriere dello Sport” që zbulon se anësori italian është i hapur për një lëvizje në Premier League.

9 Qershor 2023, 19:58 Nga DOSJA

Chiesa te dera e hapur e Juves, mesfushori i talentuar synon Premier

ITALI - Federico Chiesa është një nga mesfushorët italianë më cilësorë të viteve të fundit dhe një nga lojtarët më të vlefshëm në listën e Juventusit, por ka shumë mundësi që sezoni i ri ta gjejë atë larg Torinos.

Shkak janë bërë marrëdhëniet e këqija që mban me Massimo Allegrin sipas “Corriere dello Sport”, ku gazeta italiane pretendon se 25-vjeçari nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si trajneri po e menaxhon dhe kjo e ka bërë atë të dëshirojë largimin e tij nga ‘bardhezinjtë’.

“Për momentin ai është i hapur për oferta nga Premier League, ku është shfaqur interes nga Liverpool, Manchester United dhe Newcastle.

Chiesa te dera e hapur e Juves, mesfushori i talentuar synon Premier

Juventusi po kërkon 35 milionë euro plus bonuse”,- thuhet në raport dhe mbetet për t’u parë nëse ndonjë ekip do të përpiqet të përfitojë nga marrëdhëniet e tensionuara të Chiesas me Allegrin për ta nënshkruar atë këtë verë.

Megjithatë, sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, Juventusi do të diskutojë me të interesuarit vetëm nëse do të ketë oferta mbi 40 milionë euro, me torinezët që kanë diskutuar tashmë me Zaniolon, në kërkim të zëvendësuesit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll