Sport

Cristiano Ronaldo, në Madrid, u jep fund thashethemeve për krizën e marrëdhënieve me partneren e tij, Georgina Rodriguez...

Gjatë prezantimit të projektit të tij të ri të biznesit në Madrid, futbollisti foli për marrëdhënien e tij me Georgina Rodríguez.

9 Qershor 2023, 18:40 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo, në Madrid, u jep fund thashethemeve për krizën

SPANJE - Shumë raporte së fundmi janë shprehur se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po përjetojnë një krizë intensive në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, ylli portugez shfrytëzoi rastin dhe i mohoi të gjitha këto thashetheme.

Çifti, me rastin e prezantimit të projektit të ri të biznesit të sulmuesit të Al Nassr, ishin bashkë në Madrid. Portugezi shfrytëzoi rastin për të mbështetur publikisht partneren e tij para gazetarëve, duke i dhënë fund çdo thashethemi për probleme në marrëdhënien e tij me Georginën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Ai u shpreh në mënyrë karakteristike: "Familja ime është gjithmonë me mua, Gio është me mua në të gjitha projektet e mia dhe unë e mbështes atë. Ajo hap rrugën e saj dhe unë e mbështes 100%. Ajo do të jetë gjithmonë me mua dhe unë me të, ne dy bashkë jemi shumë më të fortë.

Gruaja ime është spanjole, fëmijët e mi gjithashtu, kam shumë miq spanjolë... Shpresoj të jetoj si në Madrid ashtu edhe në vende të tjera në Spanjë, ku kemi një shtëpi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll