Sport

"Vikingu" Erling Haaland, në prag të finales së Champions League, shprehet: “Ajo që më shqetëson është goli i radhës”...

Futbollisti norvegjez ka 12 gola në Champions League këtë vit dhe ëndrra e tij është të shënojë sërish të shtunën në finalen ndaj Interit.

9 Qershor 2023, 17:07 Nga DOSJA

"Vikingu" Erling Haaland, në prag të finales së

ANGLI - Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, “Qytetarët” janë gati të shkruajnë historinë, duke marrë dhe çuar në Manchester “kupën” e kompeticionit më të mirë të klubeve në botë

Trajneri spanjol është duke hartuar planin e tij dhe mund të ketë disa shqetësime se si do të sillet me “zikaltrit”.  Gjithsesi, ai do të ketë një avantazh krahasues, që... vjen nga emri Erling Haaland. Sulmuesi i ri mbresëlënës norvegjez është golashënuesi më i mirë në Evropë, ndërsa në Champions League shënon mesatarisht 1.21 (!) gola për ndeshje.

Duke folur për uebsajtin e UEFA-s, ‘vikingu’ Erling Haaland shpjegoi se si arriti të ishte kaq pjellor, duke u dhënë merita bashkëlojtarëve të tij: “E dija se do të kisha një shans për të shënuar në këtë ekip. Kur keni kaq shumë lojtarë të jashtëzakonshëm rreth jush për t'ju dhënë topa, gjithmonë lindin mundësi. 

Jam me fat që kam shokë skuadre që më ndihmojnë të bëj punën time, që është ta fus topin në rrjetë. Më duhet të punoj shumë, brenda dhe jashtë fushës, për të vazhduar të shënoj gola. Dhe kur shënoj një gol, përqendrohem menjëherë te tjetri”. 
Norvegjezi Erling Haaland ka gjithsej 52 gola dhe 12 në Champions League. 

"Vikingu" Erling Haaland, në prag të finales së

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll