Politike

Draft-propozimi për Asociacionin, Rama u përgjigjet kritikëve: Ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun

Rama deklaron se personat që komentojnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial.

9 Qershor 2023, 19:19 Nga A.B
Draft-propozimi për Asociacionin, Rama u përgjigjet kritikëve:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për kritikat dhe akuzat e bëra ndaj draftit të Asociacionit që prezantoi ditën e djeshme për komunat në veri të Kosovës. Ai shkruan sot në 'Tëitter' se ata që komentojnë duke ofenduar as që e kanë idenë se çfarë përmban drafti.

Po ashtu, Rama shton se këto persona që komentojnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial.

'Lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur'-mbyll reagimin e tij Rama,.

POSTIMI:

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ditë më parë se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur. 

Ky vendim nga ana e kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Deputetë dhe politikantë të shumtë si nga qeveria por edhe nga opozita nuk e kanë mikëpritur mirë këtë vendim të Ramës. Vetë kryeministri Albin Kurti theksoi se ai e ka dorëzuar një draft-statut për Asosacionin, por nuk ka marrë përgjigje nga Serbia. I vetmi politikan që e ka mikëpritur këtë vendim të Ramës është nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, i cili theksoi se do të marrë mbështetje në Kosovë./Dosja.al

edi rama drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll