Politike

Fituan në "14 Maj", kryetabashkiakët marrin zyrtarisht detyrën në Divjakë dhe Mallakastër

Pas zgjedhjeve të 14 Majit, Divjaka dhe Mallakastra janë dy bashkitë e para të qarkut të Fierit ku kryetarët e rinj kanë marrë zyrtarisht detyrën së bashku me këshilltarët vendorë

9 Qershor 2023, 17:24 Nga m.s
Fituan në "14 Maj", kryetabashkiakët marrin zyrtarisht
Dy kryetaret e rinj

FIER- Pas zgjedhjeve të 14 Majit, Divjaka dhe Mallakastra janë dy bashkitë e para të qarkut të Fierit ku kryetarët e rinj kanë marrë zyrtarisht detyrën së bashku me këshilltarët vendorë. Josif Gorreja në Divjakë premtoi ndryshimin e mentalitetit të të rinjve, për të mos u larguar nga vendi.

“Duhet të fokusohemi te eksodi i të rinjve, do te jetë një nga drejtimet kryesore”, tha ai.

Në ceremoninë e marrjes të mandatit ishin të pranishëm Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier, prefekti Lefter Shehaj, Fredi Kokoneshi i cili drejtoi bashkinë Divjakë për 3 mandate, por vihej re mungesa e Erion Braçes i cili propozoi si kandidat Gorrejan, i cili në 14 maj kandidoi përballë kandidatit të koalicionit "BF", Aurel Malko.

Taulant Balla, gjatë ceremonisë tha se Josif Gorreja do të jetë kryetar i të gjithë banorëve, ndërsa dy pikat kyçe janë edukimi dhe bujqësia. “Falënderim për të gjithë anëtarët e zgjedhur të këshillit bashkiak, do të jem një kryetar i të gjithë banorëve. Edukimi dhe bujqësia pikat kyçe”, tha ai.  

Taulant Balla ka qenë i pranishëm edhe gjatë betimit të kryetarit të ri të bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, i cili tha se tashmë duhet justifikuar besimi i dhënë nga qytetarët në 14 maj, dhe të rregullohen gabimet e bëra. Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete.

“Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe bëri betimin kryetari i Bashkisë, Qerim Ismailaj, të zgjedhur me votën e popullit patriot të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë, dhe të ndreqim gabimet për të cilat mallakastriotët na tërhoqën veshin”.

14 maji

Sondazh

Poll