Politike

14 Maji/ “Bashkë Fitojmë” çon në Kolegj Zgjedhor vendimet e KAS për Rrogozhinën, Kamzën, Belshin

Këto ankimime dërgohen në Kolegj, pasi u rrëzuan në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

9 Qershor 2023, 18:27 Nga m.s
14 Maji/ “Bashkë Fitojmë” çon në Kolegj
foto ilustruese

TIRANË- Koalicioni "Bashkë Fitojmë" nuk tërhiqet, ndonëse ka humbur garën për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Mësohet se koalicioni ka çuar në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për bashkitë e Rrogozhinës, Belshit dhe Kamzës. Këto ankimime dërgohen në Kolegj, pasi u rrëzuan në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Për Belshin dhe Rrogozhinën “BF” ka kërkuar pavlefshmëri të kutive të burgut, ndërsa për Kamzën dhe Elbasanin një inspektim të pajisjeve që u përdorën për votimin dhe numërimin elektronik.

Më herët KAS rrëzoi kërkesën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për të caktuar ekspertë ndërkombëtarë për ekspertimin e pajisjeve elektronike, që u përdorën në Bashkinë e Kamzës.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  kërkoi kundërshtimin e vendimit për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë Kamëz.

Sipas opozitës, votimi elektronik në Kamëz ishte i manipuluar përmes sistemit ektronik dhe fiuesi ishte paracaktuar.

 

bashke fitojme 14 maji

Sondazh

Poll