Politike

'S'kam votuar pro Bashës'/ Açka tregon se kë mbështet për kreun e Partisë Demokratike

Sa i takon dorëheqjes së Tabakut si nënkryetare e PD, ajo tha se mendon se ishte emocionale.

9 Qershor 2023, 16:27 Nga A.B
'S'kam votuar pro Bashës'/ Açka tregon se kë
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, deklaron se do të dëshironte që PD të vinte një figurë e re politike. Teksa ishte e ftuar në 'News24', ajo tha se nuk ka votuar pro Bashës por pro hapjes së një procesi që lidhet me garën për kryetarin e partisë.

“Unë nuk kam votuar pro Bashës, por pro hapjes së procesit për hapjen e garës për kryetar. Unë kam transmetuar sugjerimet e bazës në Elbasan. Me hapjen e procesit, nuk do të thotë që po i hapet rruga Bashës. Ne jemi të përçarë, të mpirë dhe drejtimin e kësaj lufte e ka nisur Berisha duke na përçmuar. Ky pozicion i joni i brishtë ka qenë arsyeja se përse kam dashur që të hapet një proces për zgjedhjes së kreut të ri. Ky është moment historik për t’u ndarë nga e shkuara. Unë kam dëshirë të shoh në garë talente të reja politike, intelektualë, njerëz që kanë misione, PD duhet të hapet. Basha të fitojë në mënyrë të ndershme. Nëse ky proces do të manipulohet, do denoncoj dhe do distancohem publikisht”, tha ajo.

Sa i takon dorëheqjes së Tabakut si nënkryetare e PD, ajo tha se mendon se ishte emocionale, duke shtuar se do të dëshironte që kjo e fundit të garonte në 29 korrik dhe se ajo do të jetë e para që do e mbështesë.

Në mbledhje, brenda ka qenë një debat konstruktiv, çfarë ka ndodhur jashtë nuk kam qenë e pranishme dhe nuk e di. Mbrëmë kam mësuar që edhe zonja Tabaku është fyer, ndërsa sot më tha që nuk ka ndodhur. Dorëheqja e Tabakut ishte besoj emocionale, por kjo nuk ka rëndësi. Nëse Tabaku hynë në garë për kryetare, unë do jem e para që do ta votoj. Nëse Berisha nuk largohet deri në shtator, mund të rrezikojmë zgjedhjet e 2025”, tha ajo më tej.

flutura acka

Sondazh

Poll