Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Lushnje, përfshihen 2 mjete, shoferi mbetet i bllokuar brenda makinës

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga motomjeti.

9 Qershor 2023, 17:42 Nga A.B
Aksident në aksin Fier-Lushnje, përfshihen 2 mjete, shoferi mbetet i
Aksidenti

FIER- Një aksident ka ndodhur në hyrje të Bypass-it të Fierit. Një automjet tip kamionçinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë e  këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital. Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga motomjeti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne fier-lushnje gezim spahia

Sondazh

Poll