Aktualitet

Aksident me motor në Devoll, 64-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me helikopter drejt Traumës

I plagosuri është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. 

9 Qershor 2023, 14:59 Nga A.B
Aksident me motor në Devoll, 64-vjeçari në gjendje të
Helikopteri

KORÇË-Një 64-vjeçar u përfshi në një aksident me motor ditën e sotme në fshatin Tren, në Devoll. Trifon Kordalli u plagos rëndë pasi humbi duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ai është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

trifon kordalli aksident ne devoll

Sondazh

Poll