Aktualitet

S'përmbushnin kushtet për të qëndruar në Britaninë e Madhe, riatdhesohen 50 shqiptarë

Riatdhesimi bëhet në kuadër të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

9 Qershor 2023, 16:32 Nga A.B
S'përmbushnin kushtet për të qëndruar në
Rinas

TIRANË- Shqiptarët që nuk përmbushnin kriteret për të qëndruar në Britani të Madhe janë riatdhesuar në Shqipëri. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Policia e shtetit e cila ka lajmëruar për këtë masë të marrë. 

Sipas tyre, janë 50 shtetas shqiptarë që janë riatdhesuar në vendin tonë. Kjo vjen në kuadër të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.

riatdhesohen shqiptaret

Sondazh

Poll