Aktualitet

TRONDITËSE në Berat, gjendet një kafkë e dekompozuar brenda një qeseje

Kafka e dekompozuar është gjetur pranë varrezave të qytetit

9 Qershor 2023, 16:39 Nga m.s
TRONDITËSE në Berat, gjendet një kafkë e dekompozuar brenda
foto ilustruese

BERAT-Në Berat është gjetur një kafkë e dekompozuar brenda një qeseje. Mësohet paraprakisht se kafka e dekompozuar është gjetur pranë varrezave të qytetit, nga punonjësit e varrezave.

Kafka e cila i përkiste një femre, është gjetur mesditën e sotme pranë varrezave të Burdulliasit. Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme.

Po kështu po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.

berat kafke e dekompozuar

Sondazh

Poll