Aktualitet

Aroma e fortë e kanabisit alarmon banorët, pranga shqiptarit në Gjermani

Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit publik dhe policia në Ëuppertal, dëshmitari u raportoi zyrtarëve pasi kishte vërejtur disa xhama të ngjitur me shirit, dhe kishte ndjerë erë kanabisi në shtëpinë në Mandtstrasse.

9 Qershor 2023, 15:36 Nga m.s
Aroma e fortë e kanabisit alarmon banorët, pranga shqiptarit në
shtepi bari

GJERMANI- Një shtëpi bari është zbuluar nga policia gjermane në Remscheid, teksa në pranga ka rënë një 34-vjeçar shqiptar. Në Remscheid, një dëshmitar i vëmendshëm dha alarmin, pasi ndjeu një erë të fortë në një shtëpi. Pak më vonë, një bastisje zbuloi veprimtarinë kriminale të një qiramarrësi 34-vjeçar.

Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit publik dhe policia në Ëuppertal, dëshmitari u raportoi zyrtarëve pasi kishte vërejtur disa xhama të ngjitur me shirit, dhe kishte ndjerë erë kanabisi në shtëpinë në Mandtstrasse. Më pas policia ka nisur hetimet, ndërsa një magjistrat me kërkesë të prokurorisë ka lëshuar një urdhër kontrolli për dyshimin për kultivim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Të mërkurën, shërbimet e urgjencës më pas kontrolluan ambientet e shtëpisë rreth orës 15:00 të pasdites - dhe gjetën atë që kërkonin! Kështu ata zbuluan një plantacion kanabisi që ishte i shtrirë në disa dhoma, shkruan "Tag24". Hetuesit gjetën edhe pajisje të ndryshme për funksionimin e plantacionit.

kanabis gjermani

Sondazh

Poll