Aktualitet

Lejuan ndërtime pa leje, AMP pezulloi nga detyra tre inspektorë në Gramsh

Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

9 Qershor 2023, 16:57 Nga A.B
Lejuan ndërtime pa leje, AMP pezulloi nga detyra tre inspektorë
Policia

GRAMSH- Pezullohen nga detyra tre inspektorë në Gramsh. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë.

Bëhet fjalë për: Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet; Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:

– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e Prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

pezullohen inspektoret ne gramsh gramsh

Sondazh

Poll