Sport

“Djajtë e Kuq” janë gati të largojnë Maguire për koreano-jugorin e Napolit

Nuk dihet e ardhmja e qendërmbrojtësit anglez, me klubin, ndërkohë që lojtari ndan mendime të kundërta me United

9 Qershor 2023, 16:20 Nga DOSJA
“Djajtë e Kuq” janë gati të largojnë Maguire

ANGLI - Pak ditë pas hapjes së merkatos së transferimeve, Manchester United po punon për planifikimin e tij sportive të ardhshëm. Një nga prioritetet e Erik Ten Hag është përforcimi i boshtit të mbrojtjes, ku Kim Min-Jae (26 vjeç) është objektivi i madh i ‘Djajve të Kuq’.

Shtypi anglez siguron, se nënshkrimi i koreano-jugorit të Napolit është në rrugë të mbarë dhe se transferimi do të kryhet për 50 milionë euro, siç parashikohet në klauzolën e tij të përfundimit. 

Për të përballuar operacionin, Ten Hag e ka të qartë se fillimisht duhet të largojë disa lojtarë, Harry Maguire (30 vjeç) është një prej tyre. Trajneri holandez nuk ka në planet e tij qendërmbrojtësin anglez, i cili ka pasur një rol dytësor këtë sezon. 

Largimi i Maguire, qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori (87 milionë), do të shërbente për financimin e nënshkrimit të Min-Jae, megjithatë mbrojtësi ka prioritete të tjera. Synimi i tij është të qëndrojë te United, ai ka kontratë deri në vitin 2025 edhe për të paktën një sezon, rrethanë kjo që prish planifikimin e ‘Djajve të Kuq’. 

Tottenham ka treguar interes për Maguire, por shtypi anglez po spekulon gjithashtu se United mund t'i paguajë atij 10 milionë paundë për t'u ndarë me klubin. Sido që të jetë, ajo që duket e qartë është, se sot ka dallime mes Maguire dhe Manchester United. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll