Sport

"Nënshkrimi i Lionel Messin te Inter Miami do të ndryshojë shumë gjëra në MLS"...

“Falë Messit, gjithnjë e më shumë fëmijë duan të jenë si Messi. Pra, sigurisht, ky nënshkrim ka një ndikim shumë të rëndësishëm në MLS,”- përfundon sulmuesi holandez Wesley Sneider.

9 Qershor 2023, 14:59 Nga DOSJA
"Nënshkrimi i Lionel Messin te Inter Miami do të ndryshojë

HOLANDE - Pas dy vitesh te PSG, Lionel Messi do të nënshkruajë me Inter Miami. Ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit, Wesley Sneijder, ka folur për “ndikimin” e një nënshkrimi të tillë për kampionatin e Shteteve të Bashkuara.

“Javët e fundit, ne kemi parë lojtarë të largohen për në Arabinë Saudite ose MLS. Këta lojtarë kanë dhënë shumë, mund të vazhdojnë të luajnë, por në një nivel më të ulët. Dhe të gjithë e dimë që MLS, apo Arabia Saudite nuk janë në nivelin e kampionateve evropiane. 

Lionel Messi me siguri mendoi se donte të shkonte në Miami, sepse e do Miami, ai ka një shtëpi në Miami. Kështu që ai e di vendin. Ai do të qëndrojë më shumë me familjen e tij, sepse atje nuk janë të gjitha këto ndeshje të Champions League për të luajtur. Kështu që unë e kuptoj këtë vendim,”- ka deklaruar holancezi.

“David Beckham është një emër i madh dhe ishte një lojtar i madh, por nuk mund të krahasoni Beckham dhe Messi. Unë mendoj se ka një ndryshim të madh në cilësi. Natyrisht që të dy janë emra të mëdhenj. Por pashë se bileta më e lirë ishte rreth 29 dollarë për një ndeshje të Inter Miami dhe tani është afër 400 dollarë. 

Brenda pak ditësh, pati një ndryshim në MLS. Gjithashtu do të ndryshojë diçka në mendjet e fëmijëve të brezit të ri: “A do të luani basketboll, bejsboll, apo futboll”. Dhe tani, falë Messit, gjithnjë e më shumë fëmijë duan të jenë si Messi. Pra, sigurisht, ky nënshkrim ka një ndikim shumë të rëndësishëm në MLS,”- përfundon Sneider.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll