Aktualitet

FOTO/ Mashtroi biznesmenin në Tiranë duke i ‘vjedhur’ 25 mijë euro, Gjykata e Tiranws vendos masën arrest me burg për nigerianin

Pasi u njoh me faktet e paraqitura nga Prokuroria, Gjykata vendosi arrest me burg.

9 Qershor 2023, 14:06 Nga I.A
FOTO/ Mashtroi biznesmenin në Tiranë duke i ‘vjedhur’
Sabastian Victor Negbenedor

TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për nigerian Sabastian Victor Negbenedor, i cili i mori 25 mijë euro biznesmenit shqiptar përmes mashtrimit. Pasi u njoh me faktet e paraqitura nga Prokuroria, Gjykata vendosi arrest me burg.

Pse akuzohet nigeriani? 

Sabastian Victor Negbenedor kontaktoi biznesmenin shqiptar E.B që prej 10 vitesh administron biznesin e tij në import detergjentësh kryesisht nga Italia, për t'i dërguar 25 mijë euro. Gjatë aktivitetit të tij ndër vite biznesmeni komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte. Në datën 07.09.2020 i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25.000 euro në llogari të kompanisë po tashmë jo në Itali po në Gjermani. Biznesmeni nuk e konstatoi që trasferta e eurove nga Italia duhet të dërgoheshin në Gjermani duke kryer pagesën dhe vetëm kur pala italiane kërkoi pagesën kuptoi mashtrimin.

sabastian victor negbenedor

Sondazh

Poll